Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kapiteni i Rusisë e bën gjyqtarin për spital (Videot)


Ish-kapiteni i Rusisë, Roman Shirokov, po përballet me akuza penale pas një sulmi të egër ndaj një gjyqtari gjatë një ndeshjeje amatore në Moskë, ku ai e goditi zyrtarin në kokë, ndërsa ky i fundit ishte në tokë.

Shirokov, i cili ka luajtur 57 ndeshje me kombëtaren e Rusisë me një karrierë të gjatë me ekipe të njohura në vend si Zenit Shën Petersburg, Spartak Moskë e CSKA Moskë, u filmua duke goditur egërsisht gjyqtarin Nikita Danchenko gjatë një ndeshjeje amatore.

Shirokov 39-vjeçar e fyeu zyrtarin pasi iu mohua një 11-metërsh e më pas e kërcënoi gjyqtarin se do e godiste nëse do i nxirrte kartonin e kuq.

Kur Danchenko nxori kartonin, Shirokoi ‘e mbajti fjalën’ dhe e goditi atë me grushte para se ta godiste sërish edhe kur ai ishte i shtrirë në tokë. Gjyqtari u dërgua në spital me disa dëmtime në fytyrë e trup por fatmirësisht jo serioze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *