Sipas një raporti të publikuar ditën e sotme për patrimin e parave, Shqipëria renditet e para nga vendet e Ballkanit. Pas këtij raporti kanë ardhur edhe reagimet e PD-ja.
Ish-deputetja Jorida Tabaku shprehet se Shqipëria është një vend “ideal” për pastrimin e parave.
“Raporti i sapopublikuar Bazel 2020 e rendit Shqipërinë të parën nga vendet e Ballkanit Perëndimor për mundësitë e arta që ofron për grupet kriminale dhe organizatat terroriste që pastrojnë paratë e tyre”– shkruan ajo në Facebook.
Sipas saj ky fakt është ditur dhe është zbuluar edhe më herët nga opozita, por askush nuk ka vepruar.
“Ky fakt tronditës është pasqyruar dhe paralajmëruar edhe më herët nga institucione të tjera ndërkombëtare dhe opozita. Por ironikisht, përballë fakteve dhe analizave te miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë qeveria shqiptare nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të miratuar në shtator ligjin për aministinë fiskale dhe penale të parave të pista”- u shpreh ish- deputetja.
“Lufta kundër pastrimit të parave është një nga parakushtet kyçe që duhet të përmbushen nga Shqipëria për të nisur negociatat. Por, mesa duket BE nuk është synimi i Ramës”– shtoi ajo.