Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në Kakavijë – Shqiptarët në radhë kilometrike për të kaluar kufirin, dalin nga makinat e ia fusin në këmbë


Radhë të gjata si asnjëherë më parë në kakavijë, ku qytetarët kanë kaluar natën dhe situata paraqitet mjaft e tensionuar. Radha e makinave në pritje është diku te 12 kilometra sipas gazetës Shqiptarja.com.

Situata është rënduar sepse pala greke ka pezulluar punën dhe ka mbyllur portat për 2 orë, për të rinisur sërish më vonë, ku fluksi i mjeteve vijon të jetë i lartë.

Shqiptarë me dokumente greke, shtetas  grekë apo shtetas të tjerë të huaj që mund të kenë kaluar pushimet apo kanë ardhur në vendin tonë për të bërë dokumentet kanë kaluar natën në makinë në Kakavijë dhe tashmë po përballen me temperaturat e larta që mund të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

“Kam që në orën 2 të natës, asnjë njeri nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Këtu ka njerëz të sëmurë, fëmijë, gra, pleq. Jemi pa bukë pa ujë, pa asgjë. Ç’a do të vdesin njerëz këtu që të ndërhyjnë”, u shpreh qytetari.

Dëshmitarët thonë se është rritur tensioni dhe po shfaqen konfliktet e para. Autobusët dhe taksistët po i lënë pasagjerët larg pikës kufitare dhe ata kanë lëvizur më këmbë. Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë mes shoferëve dhe pasagjerëve. Policia është e pranishme por nuk ka sqarime.

Ata kanë dalë nga makinat e tyre dhe në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar asnjë makinë që të kalojë. Tashmë përveç problemit të pritjes në radhë, mund të krijohen vatra të reja të COVID, pasi qytetarët kanë krijuar grumbuj.

Ndërkohë shumë qytetarë kanë nisur të ecin në këmbë me çantë në krah, pasi mendojnë se në ketë mënyrë mund të arrijnë më shpejt në kufi për të kaluar më pas drejt Greqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *