Vendosni fjalën kyçe....

Kosova hap kufijtë me Maqedoninë e Veriut


Qeveria e Kosovës në seancën e fundit ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Por siç sqaron Qeveria në njoftimin shtesë mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tonë.

Për të shmangur paqartësitë eventuale, sqarojmë se ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa pikave të caktuara kufitare me këto vende, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme kundër pandemisë COVID 19. Pra, vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tone”, thuhet në sqarimin e Qeverisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *