Kryeministri i Izraelit, Netanyahu e ka vlerësuar marrëveshjen e paqes të arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një postim në Facebook ai shkruan se EBA-të janë ndër vendet më të përparuara në botë. Netanyahu shton më tej se kjo marrëveshje do hapë rrugën për investime dypalëshe, shkëmbime tregtare e rritje të turizmit.
Kreu i qeverisë shkruan se kjo marrëveshje do ndihmojë për një të ardhme të mrekullueshme për dy vendet.
“Paqe për paqen! Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet më të forta dhe më të përparuara në botë. Marrëveshja historike e paqes midis nesh përfshin marrëdhënie të plota diplomatike, hapjen e ambasadave, shkëmbimin e ambasadorëve, investime të gjera që do të jenë shumë të dobishme për ekonominë izraelite, turizmin, aviacionin – përfshirë fluturimet direkte midis Tel Avivit dhe Abu Dhabii.
Së shpejti – e hapur për izraelitët! Së bashku do të sjellim një të ardhme të mrekullueshme për njerëzit tanë, vendet tona, rajonin tonë.” – shkruan Netanyahu në Facebook.