Vendosni fjalën kyçe....

Meta i shqetësuar për situatën në Kakavijë: Zgjidhje e menjëhershme


Pas radhëve kilometrike në Kakavijë prej tri ditësh, vjen një reagim nga presidenti i vendit Ilir Mata.
Ai shprehet i shqetësuar ndërsa i bën thirrje ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt, që të kontaktojë me autoritetet greke për të marrë masa.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”- shkruan Meta.

Një thirrje të ngjashme për ministrin Cakaj, bëri edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *