Vendosni fjalën kyçe....

Organizuan dasma, gjobiten e mbyllen lokale në Durrës e Fushë-Krujë


Tre pronarë lokalesh në Durrës e Fushë Krujë janë gjobitur nga policia pasi kanë organizuar dasma duke shkelur ligjin lidhur me pandeminë Covid-19.

Sipas policisë dy nga pronarët janë gjobitur për herë të dytë e për këtë arsye është marrë masa e mbylljes së veprimtarisë për 6 muajt e ardhshëm.

Policia u bën thirrje pronarëve të subjekteve që kur të ushtrojnë aktivitete të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP. Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *