Vendosni fjalën kyçe....

Radhë kilometrike dhe qytetarë të revoltuar, tamponat për koronavirusin krjojnë probleme në Kakavijë


Nëse vitet më parë radhët kilometrike të krijuara në pikat e kalimit kufitar me Greqinë ishin për shkak të fluksit të lartë të hyrje daljeve të emigrantëve apo turisteve këtë vit situata është ndryshe.

Numri i turistëve që kalojnë në Greqi nuk është më problem, ndërsa për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj sebep për krijimin e radhëve kilometrike këtë herë është bërë testimi për koronavirusin.

Masat e vendosura nga pala greke e cila ka zgjedhur që për parandalimin e shtimit të rasteve me koronavirus të testojë të gjithë personat që hyjnë nga kufiri.

Kjo mënyrë ka krijuar radhë pasi bërja e testeve kërkon kohë ndërsa personat që duan të kalojnë kufirin shtohet dhe durimi ndër qytetarët humbet.

Ditën e sotme është agravuar situata, radhët janë kilometrike në aksin Gjirokastër-Kakavijë dhe nga pamjet e publikuara me dron nga Panorama shihet numri i madh i makinave në dalje të vendit.

Kjo situatë ka bërë që të kërkohet ndihma e autoriteve, ku Ministri në Detyrë Gent Cakaj nga një telefonatë me homologun grek tha se do zgjidhej situata që të lehtësohej lëvizja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *