Vendosni fjalën kyçe....

Radhët kilometrike në Kakavijë, Cakaj telefonon homologun grek


Kalimi i shtetasve shqiptare për në Greqi në doganën e Kakavijës ka krijuar radhë kilometrike kjo për shkak të masave nga shteti fqinj për të bërë tamponin për çdo qytetar që kalon kufirin.

Situata është bërë problematike duke sjellë shqetësime për qytetarët. Pas këtyre problemeve, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka telefonuar homologun e tij.

Cakaj thotë se në bisedën e tij me Miltiadis Varvitsiotis është folur për lehtësimin e kalimit në kufi për qytetarët.

Kam zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek. Ne diskutuam nevojën për të lehtësuar kalimin në kufi për qytetarët shqiptarë, në Kakavijë. Ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën në kufirin me Greqinë, për të bërë të mundur lehtësimin dhe kalimin sa më të shpejtë të qytetarëve shqiptarë në anën tjetër të kufirit”- shkruan Cakaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *