Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e përdishme lidhur me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare kanë humbur jetën lidhur me koronavirusin e ri gjashtë pacientë.
Bëhet fjalë për një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
Nga 639 testime të kryera në 24 orët e fundit në vend, sipas ministrisë janë zbuluar 146 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Në deklaratë theksohet se në dy spitalet e përshtatur për pacientët me Covid-19 po trajtohen 115 pacientë nga të cilët 16 janë në terapin intensive e 5 të intubuar.
Ministria u bën thirrje bizneseve e qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19.