Numri i kërcënimeve ndaj kryeministrit kanadez Justin Trudeau është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Policia kanadeze ka treguar se ka 130 kërcënime kundër Trudeaut dhe ministrave nga janari deri në muajin korrik, shkruan BBC.
Ky është një kapërcim nga 100 kërcënime të bëra në të njëjtën periudhë në vitin 2019. Raporti RCMP pason një numër incidentesh të sigurisë që synojnë zyrtarët federale në vend.
Në muajin korrik, një i dyshuar i armatosur u arrestua pasi hyri në pronën ku jeton Trudeau. Kryeministri kanadez dhe familja e tij, të cilët aktualisht janë duke jetuar në një vilë në Rideau Hall ndërsa banesa e tyre zyrtare po rinovohet, nuk ishin në shtëpi në kohën e incidentit.
Incidente të tjera përfshijnë sulme në tentativë ndaj Guvernatores së Përgjithshme Julie Payette, përfaqësuesit zyrtar të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili banon në të njëjtën pronë si Trudeau, dhe së fundmi, ministrja e Infrastrukturës, Catherine McKenna.
Sipas një tjetër raporti të publikuar nga Instituti për Dialog Strategjik (ISD), ndenja anti-qeveritare posaçërisht kundër Trudeau, ishte një temë “shumë e spikatur” midis ekstremistëve të ekstremit të djathtë në internet, së bashku me islamofobinë dhe antisemitizmin.
Justin Trudeau u përmend në 11.4% të postimeve të publikuara nga faqet dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë në Facebook, dhe 28% të përmbajtjes së analizuar në YouTube.
“Temat kundër emigracionit dhe anti-myslimane shpesh janë të lidhura me ndjenjat anti-Trudeau dhe anti-të majta, pasi grupet (ekstremistë të krahut të djathtë) dhe perceptimi i individëve se imigracioni është i lidhur në thelb me politikat e miratuara nga qeveria Liberale e Trudeaut dhe politika e majtë më gjerësisht”- shtoi raporti.
Po sipas këtij raporti, ndjenjat Anti-Trudeau midis ekstremistëve ishin gjithashtu të lidhura me teoritë konspirative se George Soros dhe OKB po “rritin me qëllim migrimin si pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj njerëzve të bardhë”.