SHBA ka konfirmuar se ka konfiskuar mbi një milionë fuçi të naftës iraniane nga katër tankera të destinuara për Venezuelën..
Departmenti amerikan i Drejtësisë tha se konfiskimi i naftës iraniane është më e madhja e regjistruar ndonjëherë, duke akuzuar se ajo u dërgua nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, nga SHBA-të e emëruar si grup terrorist. Nafta aktualisht është në SHBA.
Departmenti nuk shpjegoi ku ishin ndaluar katër tankerat e naftës (Luna, Pandi, Bering dhe Bella), as edhe statusin aktual të tyre, por vetëm tha se gjykatësi i Gjykatës së Qarkut të SHBA-ve, Jeb Boasberg, lëshoi një urdhër për të konfiskuar ngarkesën e tyre.
Në muajin korrik, prokurorët federal ngritën një proces gjyqësor për konfiskimin e gazolinës në të katër cisternat që Irani po përpiqej t’i transportojë në Venezuelë, me qëllim që të parandalonte të ardhurat nga arkat e Iranit.
Ekonomia e Iranit, e varur tradicionalisht nga eksportet e naftës, viteve të fundit ka vuajtur nga sanksionet e ri-imponuara ekonomike nga SHBA-të, e cila u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.