Një shkollë në Tiranë do mbajë emrin e gazetarit Andrea Stefani, i cili u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2016.
Bëhet fjalë për një shkollë të re 9-vjeçare që po ndërtohet pranë rrethrotullimit ‘Shqiponja’.
Lajmi është publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Viti 2021, viti rekord i shkollave të reja! Shkolla e re te rreth-rrotullimi “Shqiponja” do të mbajë emrin e Andrea Stefanit, gazetarit të drejtë dhe të ndershëm. Krahas 17 shkollave të reja që kemi nisur të ndërtojmë në Tiranë, qeveria na ka financuar edhe 11 të tjera për t’u rindërtuar pas tërmetit.” – shkruan Veliaj në Facebook.