Vendosni fjalën kyçe....

Spanja rikthen sërish kufizimet pas rritjes së rasteve të reja


Spanja vendosi sot sërish kufizime për shumë aktivitete në natyrë, në përpjekje për të rivënë nën kontroll shpërthimin e rasteve të COVID-19.

“Jeta e natës do të ndalohet, tani për tani, në një përpjekje për të shmangur grumbullimet në turma të mëdha, ku virusi mund të përhapet më lehtë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Gjithashtu, dua t’u bëj thirrje të rinjve dhe t’u kujtoj atyre për rëndësinë e ushtrimit të disiplinës. Është një situatë e patolerueshme, nëse njerëzit nuk u përmbahen udhëzimeve”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë ndaloi, gjithashtu, pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit në natyrë, në hapësirat ku nuk mund të ruhet distancimi shoqëror.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *