Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Gjoricë të Bulqizës.
Një person ka qëlluar në drejtim të banesës së familjes Reçi.
Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë është kërcënuar verbalisht dhe më pas është qëlluar drejt shtëpisë së tij, raporton BalkanWeb.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.