Vendosni fjalën kyçe....

Balla kërkoi hetimin e Pampurit, reagon Vokshi: Nuk na ndaloni dot të ngrejmë zërin


Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër pas thirrjes së kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës, i cili kërkonte nisjen e hetimeve për një video të publikuar paraditen e sotme nga ish-deputetja Oriola Pampuri.

Në videon e Pampurit, jepeshin dëshmi të qytetarëve para spitaleve të Covid, të cilët thonin se i kanë paguar vetë të gjitha për të afërmit e tyre me koronavirus që ishin të shtruar, që nga ushqimet e deri tek respiratorët.

Vokshi thotë se Balla nuk e ndalon dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive.

Reagimi i Vokshit

Taulant Balla ka shpërndarë sot një fletërrufe të shkruar nga Edi Rama kundër opozitës dhe me gjuhë urrejtje kundër koleges Orjola Pampuri vetëm pse ajo përballi me fakte të vërtetën e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

• Është fakt që Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë.
• Është fakt që Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore.
• Është fakt se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
• Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë.

Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë.

Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *