Vendosni fjalën kyçe....

Basha për situatën në Kakavijë: Turp! Njerëzit të braktisur nga qeveria


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me situatën e nderë në kufirin me Greqinë.

Basha ka shpërndarë deklaratën e Partisë Demokratike për situatën, ndërsa vetë shton që njerëzit janë braktisur nga qeveria. Ai e ka cilësuar këtë situatë të turpshme.

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, – shkruan Basha në Twitter.

Më herët Partia Demokratike reagoi përmes një njoftimi për mediat, duke thënë se aksidenti në afërsi të Bularatit që i mori jetën një 10-vjeçari, është një alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria.
PD thoshte se është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë duke krijuar krizën humanitare në kufi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *