Vendosni fjalën kyçe....

“E vrau para syve tanë”- qytetarët në Kakavijë të tronditur pas aksidentit që i mori jetën 10-vjeçarit


Qytetarët që presin në afërsi të kthesës së Bularatit në Gjirokastër ku ndodhi aksidenti që i mori jetën një fëmije, kanë mbetur të tronditur.

“Erdhi makina e mori zvarrë fëmijën e hodhi në kanal. Skandal. Po priste me nënën në hije fëmija. E vrau para syve tanë, gjynah”– tregon për Fax News një grua e tronditur.

Të tjerë qytetarë thonë se autoambulanca ishte bosh dhe po lëvizte me shumë shpejtësi.

Por njoftimi i policisë thotë se ambulanca po transportonte një grua të sëmurë drejt spitalit të Gjirokastrës.

“Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.”– thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *