Një person i pajetë është gjetur në zonën e Portoromanos në Durrës.
Trupi i pajetë është gjetur rreth 100 m në det.
Viktima është një burrë rreth 30-vjeç i paidentifikuar akoma.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.