Vendosni fjalën kyçe....

Haki Çako nga Kakavija: Vdekja e fëmijës ishte një aksident që askush s’e dëshironte, s’është në dorën tonë


Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, thotë se vdekja e fëmijës i cili u përplas prej një ambulance në afërsi të fshatit Bularat, ishte diçka aksidentale që askush nuk e dëshironte.

Në një prononcim për Faxweb, çako tha se kriza e krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës nuk varet nga shteti shqiptar, megjithëse ky i fundit e konsideron si emergjencë dhe i ka vendosur të gjitha strukturat në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët.

“Është një aksident, që në fjalë të parë për sa kohë thuhet aksident mungon dashja, askush nuk e dëshiron. Gjej rastin të ngushullojë familjen e fëmijës së aksidentuar. Të gjithë qytetarët të gjejnë zgjidhjen e duhur në lidhje me portalin apo aksesin që ka hapur qeveria greke, pasi shumica e qytetarëve janë të pajisur me lejeqëndrimi greke.
Është një situatë e cila nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë, të gjitha strukturat janë në gadishmëri në ndihmë të qytetarëve. Vendosja e çadrave të ushtrisë nuk është zgjidhja. Autoritetet janë në kontakt intensiv me palën greke por ne nuk mund të diktojmë çfarë do të bëjnë ata”– tha kreu i Emergjencave Civile.

Çako ndodhet në Kakavijë për shkak të situatës së krijuar bashkë me 200 efektivët e Forcave të Armatosura që prej mbrëmjes së djeshme në Kakavijë.

Efektivët e FA nga Tirana, Berati dhe Gjirokastra kanë shpërndarë e vazhdojnë të furnizojnë qytetarët me ujë e ushqime. 1.5 mijë litra ujë e qindra paketa ushqimesh vijojnë të shpërndahen që dje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *