Një punonjëse e filialit të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Kuçovës ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Rasti është konfirmuar sot dhe pasi është kryer dezinfektimi i ambienteve të filialit është bërë edhe mbyllja e tij për një periudhe dy javore.
Sipas Balkaweb, punonjësja ka shfaqur shenjat e para të Covidit para dy ditësh, çka e ka shtyrë të kryej tamponin, nga i cili rezultoi pozitive.
Mirëpo ky rast ka shtuar frikën te qytetarët, të cilët kanë kryer shërbime në ditën e fundit në sportelin ku ndodhej ajo.