Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar përsëri lidhur me situatën kaotike të krijuar në Kakavijë prej katër ditësh.
Xhaçka u bën thirrje qytetarëve që të mos nisem më drejt Kakavijës, pasi është i pmundur kalimi i tyre. Madje u bën thirrje edhe atyre që janë në radhë të kthehen në banesat e tyre deri në normalizimin e situatës.
“Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.
Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur.
Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.”– thotë ministrja Xhaçka.
Ministrja ka publikuar dhe disa foto të Forcave të Armatosura që u vijnë në ndihmë qytetarëve që presin prej katër ditësh në radhë.