Azdren Llullaku ishte një nga objektivat kryesore të Kukësit në këtë merkato, por sulmuesi ka zgjedhur të rikthehet në Rumani, duke firmosur për skuadrën e Konkordias në Ligën e Dytë.
Ky vendim ka ardhur për shkak se sulmuesi ka familjen në Rumani dhe do të qëndrojë pranë saj. Ditën e sotme ka ardhur dhe prezantimi, teksa shqiptari i është besuar numri 10 në fanellë.
Kjo është eksperienca e katërt e 32-vjeçarit në futbollin rumun ku ka luajtur më parë me Gaz Metan, Poli Iashi dhe Astra. Kujtojmë që në vitin 2016 u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatin elitar rumun.