Vendosni fjalën kyçe....

Konsulli shqiptar në Janinë: Jemi në negociata me palën greke për të shtuar sportelet dhe stafin


Konsulli shqiptar në Janinë Eltion Vërleni në një prononcim për mediat deklaroi se janë në negociata me palën greke për të zgjidhur problematikën e krijimit të radhëve në doganën e Kakavijës.

Sipas tij deri më tani janë shtuar sportelet dhe do vijohet që të shtohet numri i personave që kalojnë kufirin.

Kemi folur me palën greke. Ata kanë shtuar sportelet, nga 2 janë bërë 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës.

Jemi në negociata edhe për të shtuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin. Sot kalojnë 4000 qytetarë, nga 1000 që ishin më parë.

Kemi kërkuar që të shtohet staf mjekësor, staf në doganë etj”-deklaroi Konsulli shqiptar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *