Ndahet nga jeta zyrtari i Partisë Socialiste, Ndue Ndoci. Lajmi është bërë i ditur nga kolegë dhe miq të tij, si dhe nga faqja zyrtare e PS-së Njësia 11 në Tiranë, të cilën ai e ka drejtuar për disa vite.
Ndue Ndoci ka mbajtur disa funksione në disa institucione shtetërore.
“E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!” – shkruan deputeti Ulsi Manja.
Një dedikim për të ka bërë edhe ish drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato e cila shkruan se puna dhe vepra e Ndocit nuk u vu shumë në pah, por ata që kanë punuar ngushtë me të ia njohin vlerat.
“Një lajm shumë i hidhur na pushtoi mbrëmjen e sotme! Një pjesë e miqve të mi të përbashkët dhe familjarët e tij humbëm me dhimbje një njeri shumë të dashur, një bashkëpunëtor dhe një koleg të cmuar, puna dhe vepra e të cilit ndoshta nuk u vu shumë në pah, por ne që kemi punuar krah tij e dijmë cfarë vlerash të rralla dhe cilësish njerëzore e profesinale gëzonte Ndue NDOCI mes nesh!”– thotë Qato.
Ndërkohë një dedikim tjetër vjen edhe nga fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili thotë se shkak për vdekjen e Ndocit është bërë Covid-19.
“LAJM I ZI :
Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im !”– shkruan Rama.