LSDM dhe BDI vazhdojnë konsultimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak për një marrëveshje koalicioni.
Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, LSDM dhe BDI po punojnë në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të Qeverisë eventuale të ardhshme.
Përmes komunikatës së përbashkët, partitë konfirmojnë gjithashtu se kanë filluar edhe procesin e rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për siç theksojnë drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, që do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar.