Duke nisur nga kjo e shtunë, Mali i Zi do të hapë kufijtë me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori Institutit të Shëndetit Publik të Podgoricës, Boban Mugosa.
Kështu, banorët e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi, por kjo vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa.
Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.
Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.
Autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.