Vendosni fjalën kyçe....

Mbytja e 24-vjeçarit në Shkodër, policia jep detajet


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen ku humbi jetën nga mbytja në liqenin e Shkodrës në fshatin Grizhë një 24-vjeçar.

Sipas policisë katër të rinj ishin duke u larë kur  shtetasi me iniicale B.D nga fshati Ktosh në Malësinë e Madhe është hedhur nga varka dhe më pas nuk ka dalë nga uji.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *