Mediet greke shkruajnë se këngëtarja Jennifer Lopez ka shkuar për pushime në Kretë. Lopez kishte mbërritur në Chania përmes një fluturimi privat.
Bashkëpunëtorët e saj kishin kërkuar shërbime VIP për akomodimin dhe udhëtimin e saj. Pastaj një helikopter e çoi atë në Lasithi, ku shijoi plazhet magjepsëse në Agios Nikolaos dhe Elounda.
Mediet greke shkruajnë se Lopez u shoqërua nga dy miq, njëri prej të cilëve është me origjinë greke dhe punonjësit e saj të sigurisë.
“Vizita e Jennifer Lopez tregon se Kreta është vendosur në hartën turistike botërore, duke tërhequr personalitete të rëndësishme që gëzojnë bukuritë e ishullit dhe mikpritjen e famshme të Kretës” – tha zyrtari grek, George Sisamakis.
Kjo është hera e dytë që Jennifer Lopez dhe miqtë e saj pushojnë në Kretë.