Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Vlorë ku raportohet se një persona është plagosur.
Konflikti nisi mes disa personave, ku një i plagosur është qëlluar me qytën e pistoletës, pastaj është qëlluar me armë.
Njëri prej personave ka tentuar të përdorë thikë të cilën e ka hedhur poshtë mjetit ku është vendosur shiriti policor. Nuk janë evidentuar ende autorët dhe personat e përfshirë.
Në vendngjarje janë gjetur thikë dhe gëzhoja. Ndërsa akoma nuk është bërë zbardhja paraprake e ngjarjes dhe personat e përfshirë në konflikt.