Për shkak të situatës së agravuar në Kakavijë, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë drejt Kakavijës, por të shfrytëzojnë edhe Pikën e Kapshticës.
Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj po zhvillon takime ne doganën greke me homologët e policisë kufitare greke që të mundësohet shtimi i personelit shëndetësor për realizimin e tamponeve.
Në 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Duke nisur nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi dhe ata të cilët kalojnë do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë.