Vendosni fjalën kyçe....

“Radha 20 km”, Mediat ndërkombëtare shkruajnë për bllokimin e shqiptarëve në kufirin me Greqinë


Mediat e huaja kanë raportuar për situatën kaotike të krijuar prej katër ditësh në kufirin me Greqinë, nga AFP, tek Il Fato Quatidiano, Ansa, Le Figaro apo France 24…

Një pjesë e këtyre mediave kanë publikuar pamjet me dron nga rradhët kilometrike për në Kakavijë.

https://www.youtube.com/watch?v=gWoaVYdwnBk&feature=emb_title

Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan të premten në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para hyrjes në fuqi të detyrimit për t’u paraqitur me një test negativ për Covid-19.

Radha e gjatë prej rreth 4,000 automjetesh ka arritur mbi 20 kilometra, pas njoftimit të masave të reja nga pala greke.

Nga data 16 gusht, një maksimum prej 750 personash në ditë do të lejohen të hyjnë në Greqi nga Shqipëria. Ata duhet të kenë një test negativ për Covid-19, të realizuar 72 orë para ardhjes së tyre, dhe gjithashtu të kalojnë në izolim për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas regjistrimit të rasteve të reja të kontaminimit në këtë vend.

Shumë prej shqiptarëve kanë qenë duke pritur për tre ditë në kufi, i tha një zyrtar rajonal i policisë AFP-së, duke specifikuar se “ekipet e shëndetit grek (ishin duke punuar) me një staf të zvogëluar” dhe se posta kufitare ishte e mbyllur natën.

Disa mijëra shqiptarë punojnë në Greqi, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Ata kthehen gjatë verës për të kaluar pushimet në vendin e tyre.

Policia nxori ​​pamjet e efektivëve që shpërndanin shishe uji njerëzve që prisnin në vapën përvëluese, ndërsa presidenti Ilir Meta tha se ishte “i shqetësuar” për situatën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *