Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkuar sërish mi radhën e gjatë në Kakavijë duke lajmëruar se pala greke do vijojë punën edhe gjatë natës.
Rama ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve pasi kjo problematikë është edhe në doganat e tjera të Greqisë.
“Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”