Kryeministri Edi Rama më në fund ka reaguar lidhur me situatën e agravuar në Kakavijë, me qytetarë që presin në radhë kilometrike për të kaluar në shtetin grek prej katër ditësh, e pas aksidentit ku një fëmijë 10-vjeç humbi jetën.
Ai nuk është lodhur shumë për të shkruar vetë, por vetëm sa ka rishpërndarë një njoftim të bërë më herët nga Ministria e mbrojtjes.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!
Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren.”- thuhet në postimin e publikuar nga Rama, që më herët e kishte nxjerrë ministrja Olta Xhaçka, me shumë pak fjalë ndryshe.