Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët e gdhinë në makina, edhe sot radhë të gjata në Kakavijë e Kapshticë


Vijon të jetë e rënduar edhe këtë mëngjes, situata në pikën kufitare të Kakavijës.

Vargu i makinave që duan të kalojnë kufirin është shtuar duke e çuar radhën gjatë orëve të natës deri në 25 kilometra, deri në fshatin Grapsh. Radhët e gjata të mjeteve janë krijuar edhe në Kapshticë, në pritje për të kaluar në territorin grek.

Kjo situatë vijon prej 4 ditësh, me qytetarët që mbeten brenda në makina, në temperatura të larta e pa mundur dot të lëvizin.

E gjithë kjo radhë është krijuar për shkak se pala greke ka vendosur t’u kryejë tamponin atyre që duan të kalojnë kufirin, e nga ana tjetër kufiri qëndron i mbyllur gjatë orëve të natës. Pra nga ora 22:00 deri në 06:00.

Për më tepër, Greqia ka vendosur kufizime të reja që duke nisur nga data 16 gusht, çdo qytetar që hyn në Greqi duhet të karantinohet 7 ditë. Kjo ka bërë që emigrantët që ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet apo rinovuar pasaportat, të nxitojnë për të kaluar kufirin përpara kësaj date, duke shtuar edhe më radhët.

Sipas kufizime të reja që ka vendosur Greqia, duke filluar nga 16 gushti, në pikët kufitare të Kakavijës nuk do të mund të kalojnë më shumë se 750 persona, ndërsa nga ajo e Kapshticës 300 persona.

E gjithë kjo situatë është kthyer në një krizë humanitare. Pas agravimit të situatës, ditën e djeshme në Doganën e Kakavijës shkuan forca të shumta policore, të cilët bënë të mundur edhe shpërndarjen e bidonëve me ujë për qytetarët.

Report TV ka publikuar disa pamje me dron nga radhët 25 kilometra të gjata në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, nga fshati Grapsh deri në fshatin Vrisera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *