Të shtëna me armë janë regjistruar në Shëngjin ditën e sotme.
Sipas raportimeve nuk ka pasur persona të plagosur.
Një person ende i paidentifikuar ishte duke udhëtuar me motor dhe ka qëlluar në drejtim të një automjeti i cili gjithashtu është larguar nga vendngjarja dhe është ndaluar më pas në fshatin Kryebushat.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për identifikimin e autorëve.