Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë sot një postim lidhur me truallin e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Veliaj thotë se sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri kanë përfunduar me sukses, duke i hapur rrugë tashmë fillimit të punës për ndërtimin e godinës së re.

“Teatri i Ri-Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri që do të nisë punën këtë vit të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet! Me gjithë debatet, jam i bindur se projekti i BIG – Bjarke Ingels Group do jetë shtëpia e re e artit, bashkimit e mirësisë mes nesh”, shkruan Veliaj.


Kujtojmë se Veliaj hapi në fillim të muajit korrik tenderin për projektimin e Teatrit të ri Kombëtar, me një vlerë mbi 60 milionë lekë ose rreth 500 mijë euro.

Deklarata të paqarta janë bërë në më shumë se dy vite, me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, që kanë paraqitur projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels për ndërtimin e godinës së re. Projekt ky i paguar nga firma Fusha, e cila sipas Veliajt ia ka falur atë bashkisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *