Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se nga dita e hënë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës do lejohet të kalohet të kalohet vetëm një numër i caktuar personash.
Nga Kapshtica do lejohet të kalohen vetëm 300 shtetas ndërsa nga Kakavija 750 shtetas, gjithashtu këta shtetas duhet të kenë rezultuar negativë ndaj Covid-19.
Doganat greke do jenë hapur vetëm gjatë orarit prej orës 06:00 deri më 22:00.
“Njohja e informacionit të duhur për lëvizjet në pikat hyrëse e dalëse me Greqinë është thelbësore për të gjithë qytetarët që po kalojnë orë pritje në pikat kufitare. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile, përmes efektivëve të FA po informon në vazhdimësi secilin qytetar në Kakavijë e Kapshticë se:
- Nga data 16.08.2020 ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.
- Gjithashtu duhet edhe të kenë rezultuar negativë ndaj COVID-19.
Qytetarët do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja, edhe në terren aty ku janë në radhë.
I bëjmë sërish thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve, që të ndërgjegjësohen për respektimin e informacionit të mësipërm, pasi me ritmet që po kryhen procedurat e po kalojnë qytetarët, është e pamundur të kalojnë kufirin para hyrjes në fuqi të regjimit të ri, nga i cili na ndajnë pak orë.”-shkruan Xhaçka.