Një kompleks i madh portesh po ndërtohet nga Brazili për të lehtësuar tregtinë me Azinë, që është tregu i saj më i madh. Do të jetë porti më modern i Amerikës së Jugut kur të hapet në fund të vitit 2023.
Objekti prej 1,800 hektarësh, i quajtur Porto Central, ndodhet në qytetin bregdetar të Presidente Kennedy në shtetin juglindor të Espirito Santo, në kufirin me shtetin fqinj, Rio de Janeiro.
Këtë javë, drejtori i Përgjithshëm i Porto Central, Jose Maria Novaes, ftoi kompanitë kineze që të bashkohen në projekt dhe të shfrytëzojnë portin, duke thënë: “Azia, veçanërisht Kina, është partneri më i madh tregtar i Brazilit dhe kjo rrjedhë tregtare ndërkombëtare, kryesisht e mallrave nga Brazili në Azi dhe produkte të industrializuara nga Azia në Brazil, kërkon anije të mëdha që pak porte brazilianë tani mund të strehojnë.”
“Ka pak porte në Brazil të aftë për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet e mëdha.” – shpjegoi Novaes.
Porti do të ketë një seri terminalësh, një kanal të brendshëm me një thellësi të ujit që bie gradualisht në rënie për anijet që lundrojnë dhe 13 porta për anijet që mbajnë materiale të lëngshme, shtoi ai.
“Është një port industrial që mundëson ujë, energji dhe gaz me çmime konkurruese, me terminale për eksportin e lëndëve të para dhe produkte gjysëm të gatshme dhe me elasticitet për të përshtatur interesat e zhvilluesve të projektit.”