Vendosni fjalën kyçe....

E diela nis me radhë kilometrike në Kapshticë (VIDEO)


Edhe kjo e dielë e ka gjetur Kapshticën sërish mes vargut kilometrik të automjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

Në këtë pikë kufitare, nga sot do të lejohen të hyjnë vetëm 300 persona në 24 orë nga Shqipëria drejt Greqisë, kurse të tjerët duhet të presin ditët e tjera ose të kthehen mbrapsht.

Numri i pakët prej 300 personash po plotësohet por ndërkohë automjetet vijojnë të mbajnë radhë në vargun kilometrik.

Gjatë këtyre ditëve ka patur një varg të madh automjetesh në dy pikat kufitare në Kapshticë e në Kakavijë, ku situata ka qenë më problematike në këtë të fundit, me radhën që dje shkoi deri në 20 kilometra.

Kujtojmë se duke nisur nga sot, e dielë 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, mbrëmë, pala greke ka punuar gjatë orëve të mbrëmjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *