Një kishë në Kaliforni ka paditur shtetin, duke argumentuar se është hipokrite të kufizosh shërbimet fetare për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa lejohen protesta e Black Lives Matter.
Kisha e Komunitetit Grace në periferi të Los Anxheles e ngriti padinë të enjten, duke thënë se guvernatori Gavin Newsom dhe zyrtarë të tjerë të shtetit dhe qytetit kanë shkelur kushtetutën e Kalifornisë duke zbatuar rregulla pandemike në mënyrë të pabarabartë.
“Është koha që Kalifornia të shpjegojë se si mund të justifikojë ndalimin e adhurimit për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje me një shkallë të përgjithshme të vdekshmërisë prej 0.02 përqind, ndërsa lejon protestuesit të mblidhen në turma të mëdha rrugëve.” – tha kisha në në një deklaratë publike.
Paditësit argumentuan se zyrtarët duhet të kthenin sytë nga protestat Black Lives Matter që nuk zbatojnë rregullat e vendosura.
Të enjten, Los Angeles County ka paditur Grace Community se vazhdon të mbajë shërbime adhurimi në kundërshtim të urdhrave të shtetit dhe të qarkut.
MacArthur e rihapi kishën në shërbime të rregullta më 26 korrik, pasi më parë iu është përmbajtur masave të distancimit shoqëror duke dhënë predikimet e tij në internet.