Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori i Kosovës konfirmohet me koronavirus


Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi, është infektuar me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga zyra për informim e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim.

Lumezi qëndron në vetizolim, që nga momenti që i është nënshtruar testimit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në njoftim thuhet se ai po merr gjithë trajtimin e duhur mjekësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *