Vendosni fjalën kyçe....

Në Kakavijë do kalohet edhe pas mesnatës, pala greke zgjat orarin e punës


Pala greke pritet të vijojë punën edhe pas orës 22:00 për të lejuar emigrantët shqiptarë që të kalojnë drejt Greqisë nëpërmjet pikët kufitare të Kakavijës.

Pritet që puna të vijojë me ritme të larta deri në orën 06:00 të mëngjesit të nesërme ndërsa pas kësaj ore, ashtu siç është lajmëruar më herët, të gjithë personat që duan të hyjnë në territorin grek duhet të kenë me vete analizë negative të Covid-19, duhet të plotësojë një formular online si dhe të karantinohet 7 ditë pas futjes në Greqi.

Raportohet se radha në pikën kufitare të Kakavijës është më pak se 1 kilometër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *