Vendosni fjalën kyçe....

“Në Kakavijë do kalojnë 1000 udhëtarët e fundit, nesër kalimi sipas rregullave të reja” – Xhaçka


Emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kakavijë do kalojnë pikë kufitare të Kakavijës edhe pas mesnatës. Procesi do vijojë deri në orët e para të mëngjesit.

Lajmi është pohuar nga ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, sipas së cilës autoritetet greke kanë dërguar ekipe mjekësore shtesë për të mundësuar kalimin e 1000 udhëtarëve të fundit.

Ajo thotë se nga mëngjesi i ditës së nesërme kalimi në pikat kufitare me Greqinë do bëhet sipas rregullave të reja.

“Pas komunikimit me autoritet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.” – shkruan Xhaçka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *