Palestinezët kanë zhvilluar protesta në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Gaza, duke kundërshtuar marrëveshjen e fundit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ata e quajnë këtë si tradhëti ndaj kauzës së tyre dhe një goditje ndaj ‘solidaritetit arab’.
Protestuesit mbajtën flamuj palestinezë dhe dogjën fotografitë e Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ata dogjën gjithashtu foto të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen dhe politikanit palestinez, Mohamed Dahlan, i cili aktualisht banon në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Demonstrata të ngjashme ndodhën në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Gaza, si dhe jashtë Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem.
Shumica e shteteve arabe historikisht kanë refuzuar të vendosin zyrtarisht lidhje diplomatike me Izraelin, në protestë për okupimin e tokave që palestinezët i pretendojnë si të tyre.