Vendosni fjalën kyçe....

“Për pak do më vinin njoftimin në shtyllë” – Valentino Rosi përfshihet në aksidentin e frikshëm (Video)


Italiani Valentino Rosi shpëtoi për pak nga vdekja pas një aksidenti të frikshëm në Çmimin e Madh të Austrisë me motorin e tij.

Në aksident u përfshi edhe shoku i skuadrës së Rosit, Maverik Vinales si dhe dy pilotët e skuderive të tjera, Franko Morbideli dhe Johan Zarko.

Motorët u përplasën teksa po ecnin me shpejtës mbi 320 kilometra në orë. Dy pilotët italianë të së njëjtës skuderi, Rosi e Vinales u zvarritën në pistë dhe anash saj ndërsa dy motorët që po fluturonin në ajër nuk i goditën vetëm për disa centimetra.

Kënde të ndryshme kamerash treguan shkallën e përplasjes dhe nxorën në pah sa afër ishte Rosi për t’u goditur nga të dy motorët që po fluturonin në ajër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *