Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet pas tre orësh pika kufitare në Kapshticë


Rinis pas tre orësh puna në pikën kufitare në Kapshticë, e cila ishte mbyllur për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 shtetasish.

Qytetarët pas këtij vendimi janë dyndyr drejt sporteleve për të kaluar sa më parë, ndërsa do të lejohen vetëm automjetet dhe jo autobusat.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar paktin me palën greke, që parashikon që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme, dy pikat kufitare do të jenë të hapura pa kuota dhe pa test me vete për Covidin.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shkruan: “Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negative. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negative. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke.”

Më herët pati përplasje në Kakavijë, për shkak se kuota prej 750 personash ishte duke u plotësuar dhe qytetarë që kishin 3-4 ditë në radhë, ende nuk kishin mundur të kalonin.

Pas kësaj marrëveshjeje, ka rinisur puna në pikën kufitare në Kapshticë, e cila ishte mbyllur që në orën 09:30 për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 shtetasish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *