Ura hekurudhore e shumëpritur ndërkufitare që lidh Rusinë dhe Kinën nëpërmjet lumit Amur është planifikuar të vihet në punë në tremujorin e parë të vitit 2022, njoftuan të mërkurën autoritetet në rajonin autonom hebre të Rusisë.
Struktura 2,209 metra e gjatë (1.4 milje) do të lidhë Lindjen e Largët të Rusisë me provincën më në veri të Kinës, Heilongjiang. Ura e Nizhneleninskoye (Rajon Autonome Hebre) deri në Tongjiang (provinca Heilongjiang) do të jetë ura e parë hekurudhore midis dy vendeve.
Pritet që të sjellë tregti e rritje të marrëdhënieve dypalëshe në rajon e më gjerë. Kina e ka përfunduar tashmë ndërtimin e pjesës së saj të strukturës.
Sa i përket palës ruse, guvernatori i përkohshëm i rajonit, Rostislav Goldstein, tha më herët se puna në pjesën ruse do niste shumë shpejt për ta përfunduar projektin sa më shpejt që të ishte e mundur.