Vendosni fjalën kyçe....

Rusia prodhon serinë e parë të vaksinave kundër Covid-19


Rusia ka prodhuar serinë e parë të vaksinës së parë kundër Covid-19. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë në Rusi, e cila thotë se “Sputnik V’ i ishte nënshtruar të gjitha kontrolleve të nevojshme dhe ishte vërtetuar se ishte në gjendje të ndërtojë imunitet kundër virusit.

“Është prodhuar seria e parë e vaksinave kundër koronavirusit të ri të zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya “, thuhet në njoftimin për shtyp, citon Sputnik.

Vaksina, e cila është quajtur Sputnik V., ka dy përbërës të injektuar veçmas. Injektimi i dytë duhet të bëhet tre javë pas injektimit të parë. Së bashku, këto përbërës pritet të ndihmojnë një person të ndërtojë imunitet të qëndrueshëm kundër virusit.

Sipas zyrtarëve rusë, vendi është i aftë të prodhojë 500 milion doza të vaksinës në 12 muajt e ardhshëm. Prodhimi si dhe provat klinike pritet të realizohen së shpejti edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe në Filipine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *