Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja i dhuron Shqipërisë të tjera komplete testimi për COVID-19


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vijnë përsëri në ndihmë Shqipërisë, duke i dhuruar një tjetër komplet testimesh për COVID-19 si dhe një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shume testeve dhe më shpejt.

Kompletet e testimit i shkojnë ISHP-së dhe Spitalin Nënë Tereza . Lajmi është bërë i ditur nga misioni i UDAID në Shqipëri.

”SHBA për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje. #StrongerTogether #AmericaActs”- shkruan Usaid Albania.

Për këtë ka folur edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila shkruan në rrjetet sociale se aleatët e mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin në raste nevoje.

”SHBA i dorëzoi më shumë # kuti provash COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë nxjerrëse të automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”– shkruan Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *